Chelsea i është bashkuar garës për mesfushorin e rebeluar të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Mesfushori francez ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2019.


Megjithatë, edhe përkundër shumë bisedimeve të mbajtura, palët nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Situata e tij te PSG ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të francezit.

8.rabiot

Barcelona, Juventusi dhe Tottenhami u raportua më parë se e duan Rabiotin në janar për një çmim të ulët ose falas në verë.

Por, sipas mediumit Teleefoot, tani në garë ka hyrë edhe skuadra angleze, Chelsea, e cila ka bërë kontaktet e para me kampion e francezit.

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri është i etur të shtojë cilësinë në skuadër dhe ka etiketuar Rabiotin dhe yllin e Lyonit, Nabil Fekir, si objektivat e radhës.

Për momentin, Barcelona thuhet të jetë favorite për transferimin e Rabiotit. /Telegrafi/

telegrafi sport app