LAJMI I FUNDIT:

Chelsea afër transferimit të Dest

Chelsea afër transferimit të Dest

Chelsea është e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Sergino Dest, sipas The Daily Mail.

Ka pasur ankesa për paraqitjet e amerikanit këtë sezon nga brenda kampit katalunas dhe klubi mund të zgjedhë ta shesë atë, megjithëse ka pasur raportime në Spanjë që pretendojnë se ai i ka thënë skuadrës në Camp Nou se do të preferonte të qëndronte.

Me Barçën që përpiqet të nënshkruajë me Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta, Chelsea mund të bëjë një ofertë që përfshin një nga ata lojtarë në këmbim të lojtarit.


Operacioni "fshesa" te Barcelona: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve
Lexo po ashtu Operacioni "fshesa" te Barcelona: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve

The Blues janë të gatshëm, po ashtu të ofrojnë edhe para për ta realizuar marrëveshjen, pavarësisht se a ndodhë ndonjë shkëmbim.

Barcelona po synon që sa më shpejtë të realizojë transferimin e dyshes së Bluve, por ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Blaugranasit tashmë kanë realizuar transferimin e Andreas Christensen nga Chelsea si lojtar i lirë, e Dest mund të shkëmbehet me Azpilicuetan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori