Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt me rezultat 1-0 në Anfield.

Goli erdhi nga Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e nëntë të takimit pas një gjuajte të fortë në portën e Ederson.


Vlen të theksohet se në rast të fitores, Reds do të bëheshin klubi i parë që arrijnë të mundin Cityn këtë sezon në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp luan me disa mungesa, por kjo nuk po duket në fushë në këto minuta të parë. /Telegrafi/