LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Serie A ideale për Rashicën, e kam pritur rritjen e Rrahmanit

Challandes: Serie A ideale për Rashicën, e kam pritur rritjen e Rrahmanit

Bernard Challandes ka qenë gjithmonë i bindur se disa prej futbollistëve që drejton te Kosova do të bënin emër në skuadra të mëdha dhe ndër ta janë edhe Amir Rrahmani dhe Milot Rashica.

Rrahmanit ka kaluar te Napoli dhe do të bashkohet me ta pas këtij edicioni, ndërsa edhe Rashica pritet të bëhet me një klub të madh.

Në një intervistë për “Radio Marte”, Challandes ka folur për të dy lojtarët dhe suksesin që pret prej tyre.


“Nuk jam çuditur që Rrahmani ka shkuar te Napoli, është një lojtar shumë i mirë dhe është rritur shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, më parë me Dinamo Zagreb e më pas me Veronën dhe Kombëtaren tonë”.

“Napoli ka bërë një blerje inteligjente për raportin cilësi-çmim, duke siguruar një lojtar të mirë me një vlerë të ulët. Cilësi më të mirë ka mbulimin, por është edhe i aftë të ndërtojë aksionin nga mbrapa”.

“Është i aftë edhe në goditjet e dënimit në fazën ofensive, mund të shënojë 3-4 gola në sezon. Ka që tani nivelin për të qenë një titullar atje, është inteligjent dhe i përgatitur taktikisht, me Veronën luan me tre, por nuk do të ketë probleme të kalojë te mbrojtja me katër. Te Napoli mund të bëhet i rëndësishëm menjëherë”, ka thënë ai për mediumin italian.

Challandes më pas u ndal te Rashica që shihet gjithnjë e më pranë napolitanëve.

“Është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi pasi për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij”.

“Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë”.

“Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori