Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, natyrisht se i është gëzuar fitores së Kosovës në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Maltës.

Përfaqësuesja jonë shënoi fitoren e dytë në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-1 në stadiumin "Fadil Vokrri".


kosovamaltafk

Trajneri është shprehur i kënaqur me lojën ekipore të zhvilluar nga të zgjedhurit e tij që në fund rezultoi me sukses.

Ai ka thënë se ndeshja ka mundur të zgjidhet që në pjesën e parë, po të konkretizoheshin rastet, ndërkohë që mundësi akoma më të mira pari në fraksionin e dytë.

kosovakryesore

Strategu zviceran ka refuzuar të veçojë një lojtar më të mirë në takim duke thënë se gjithë skuadra bëri lojë të mirë.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është lider i Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të arkëtuar.

Rivali më i afërt është Azerbajxhani me pesë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app