LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë më pas për Iranin pas rënies së Asadit në Siri?

Çfarë do të ndodhë më pas për Iranin pas rënies së Asadit në Siri?

Deputetët islamikë të linjës së ashpër që mbushin parlamentin iranian, janë të zemëruar me shpejtësinë me të cilën investimi më i madh i Republikës Islamike në rajon ka dështuar.

Irani mbështeti regjimin e Asadit gjatë gjithë luftës civile në Siri, me armë, trupa, naftë dhe para.

Mijëra ushtarë të dërguar nga Irani në Siri u vranë në beteja.


Siria siguroi një korridor tokësor për të furnizuar Hezbollahun në Liban me armë, transmeton Telegrafi.

Por për momentin zyrtarët iranianë po heshtin. Dhe komandantët më të lartë të Gardës Revolucionare nuk duken askund.

Udhëheqësi suprem i Iranit, thuhet se po planifikon të flasë mbi këtë temë të mërkurën.

Vetëm ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, ka folur publikisht.

Ai thotë se Irani ishte i shqetësuar nga sa pak rezistencë bëri ushtria siriane, dhe sa shpejt rebelët përparuan në Damask.

“Ne kurrë nuk kishim për qëllim të zëvendësonim ushtrinë siriane”, tha ai.

Por ai po shfaq një fytyrë të guximshme – duke thënë se i ashtuquajturi bosht i rezistencës – koalicioni i mëparshëm i Iranit, Sirisë dhe milicive të armatosura në rajon – do të vazhdojë të luftojë Izraelin – tani pa Sirinë.

Siria ishte shtylla qendrore e çuarjes së luftës në kufijtë e Izraelit.

Tani kjo politikë është në rrënim. Iranit do t’i duhet të marrë veten dhe të mendojë përsëri.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori