Çfarë parasheh ligji ushtarak i Putinit për katër rajonet e aneksuara në Ukrainë

Javë më parë presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të aneksojë katër rajone ukrainase pas një pseudo referendumi, të cilën nuk po e njeh askush nga bashkësia ndërkombëtare.
Kherson, Zaporozhzhia, Donetsk dhe Luhansk sipas ligjeve ruse i takojnë Rusisë, por të cilat në terren po rikthehen nën kontrollin e Ukrainës.
Sot, i pari i shtetit rus prezantoi ligjin ushtarak në katër rajonet ukrainase të pushtuara.
Mediat tashmë kanë zbuluar se çfarë i lejohet Rusisë të bëjë kundër ukrainasve në këto vende të aneksuara.
- Mobilizimi i detyruar i meshkujve
- Dëbimet e detyruara
- Konfiskimi i pronave dhe veturave
- Burg për 30 ditë edhe nëse s'keni kryer krim
Ndryshe, Rusia ka filluar pushtimin e pajustifikuar në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/













































