Hyrja e PSP-së në DSK nxorri në sipërfaqe se si funksionon MPB me ministër dhe zëvendësministër të dy proveniencave politike. Analisti politik Alajdin Demiri thekson se tensionet dhe përplasjet që po ndodhin në MPB krijojnë përshtypjen se brenda një institucioni funksionojnë dy institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi përshtypje se kemi dy ministri, kemi përshtypje se kemi dy shtete, fitohet përshtypje se kemi dy institucione të cilët duhet të kryejnë të njëjtën punë. Mirëpo epilogu është se ministria e strukturuar, ajo e mëparshme e VMRO – DPMNE-së, është ajo e cila i kryen të gjitha këto punë, dhe përshtypjen e demokratizimit e luan në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha për Tv21, Alajdin Demiri.
Sipas tij, paradoksi qëndron aty se si ka lejuar ministri nga radhët e LSDM-së me kompetenca të kufizuara të futet në këtë lojë, në të cilën sipas Demirit, ministri Spasovski çdoherë del humbës.
Profesori universitar Mersel Bilalli thekson se në situatën e fundit në MPB bëhet fjalë për partizim dhe siç thotë privatizim të një institucioni.
“Vijmë në konstatim se bëhet fjalë, bile jo edhe për partizim të institucioneve, por personalizim apo privatizim të një grupi, që thirret në emër partiak dhe i cili në mungesë, apo në eliminim të ligjit vjen në shprehje dëshira personale e individit. Pra kjo është gjendje kaotike, dhe është një kombinim mes kaosit juridik dhe autokracisë dhe si e tillë nuk besoj se gjatë kohë mund të zgjasë”, thotë Bilalli.
Ndërsa për analistin Aleksandar Dashtevski, faji lidhur situatën e fundit brenda MPB qëndron tek PSP.
“Mendoj që këto probleme u paraqitën në MPB për shkak se PPS shkoi aty pa paralajmëruar zëvendës ministrat dhe drejtorin e byrosë për siguri publike, ndërsa paraprakisht kishte asistencë nga ana e njësive “Alfa”, të cilët janë nën kontroll të byrosë, për këtë arsye aty u paraqit edhe drejtori i byrosë, Çavkov, që të informohet se çka ndodh, sepse ai duhet të jetë i informuar për çdo veprim të njësive të tij”, shprehet Dashtevski.
Sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, kjo është e rrezikshme në aspektin e sigurisë, por edhe që krijon ndarje në MPB. Zëvendësministri i MPB-së, Oliver Andonov nga radhët e OBRM-PDUKM theksoi se ndërhyrja e PSP në DSK e përkrahur nga pjesëtar të njësitit “Alfa” kanë vënë në rrezik sistemin e sigurisë. Ndërsa, sipas PPS-së,veprimet e zëvendësministrit Andnov bashkë me drejtorët e DSK dhe DSP dëmtojnë institucionet e sigurisë dhe shkelin ligjet, pasi që nuk zbatojnë urdhërin e gjykatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës