Çfarë ndodh në trupin tuaj nëse pini birrë pas stërvitjes
Bodybilderi kampion i atëhershëm, në dokumentar, Arnold Schwarzenegger, më 1977, i pyetur nëse pi qumësht, shqiptoi fjalinë tashmë të famshme: “Qumështi është për fëmijët. Kur të rritesh, duhet të pish birrë”
Sot gjërat janë pak më ndryshe.
Shumica e trajnerëve dhe frekuentuesve në qendrat e fitnesit dhe palestrat preferojnë më mirë të pinë një litër qumësht sesa një birrë pas stërvitjes. Megjithatë, disa amatorë, por edhe sportistë të mirë, nuk kanë asgjë kundër një gote pije alkoolike të gazuar pas stërvitjes, transmeton Telegrafi.
Pra, a është mirë të pini birrë pas stërvitjes? Çfarë ndodh me trupin tonë dhe kur abuzohet me birrën?
Ana e mirë
Një birrë pas stërvitjes mund të jetë edhe më e mirë se uji, thotë faqja e internetit menshealth.com.
Ajo i referohet një studimi të vitit 2021 të botuar në Journal International of Sports Nutrition and Exercise Metabolism. Sipas këtij hulumtimi, birra me përmbajtje të ulët të alkoolit (nën 4%) është treguar të jetë një hidratues i mirë. Shtimi i natriumit në birrën joalkoolike rrit më tej aftësinë e saj për t’u rihidratuar. Por problemi është se ka shije më të mirë në krahasim me ujin. Dhe për shkak të kësaj, disa njerëz tundohen të pinë “një birrë tjetër”.
Birra gjithashtu përmban polifenole, antioksidantë dhe komponime bimore antivirale që mund të mbajnë sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të zvogëlojnë shanset e infeksioneve të frymëmarrjes që mund të ndodhin gjatë stërvitjeve të vështira.
Ana negative
Disa studime të kryera si te kafshët ashtu edhe te njerëzit kanë treguar se konsumimi i tepërt i birrës pas stërvitjes, përveç mamurllëkut të nesërmen, ka një efekt negativ në rigjenerimin e muskujve.
Gjatë stërvitjes intensive, fibrat muskulore grisen dhe rigjenerohen në ditët në vijim me ushqim dhe pushim. Megjithatë, konsumimi i tepërt i birrës (më shumë se 7 birra të vogla) pas stërvitjes është treguar se redukton ndjeshëm sintezën e proteinave të nevojshme për rikuperimin e muskujve. Më kritike janë katër orët e para pas stërvitjes (e ashtuquajtura periudha anabolike), kur ndikimi i alkoolit është më i keqi, sipas hulumtimit të vitit 2014.
Hulumtimi i përmendur më parë nga viti 2021 tregoi gjithashtu se konsumimi i më shumë se dy birrave të vogla “të lehta” pas stërvitjes anulon efektin e rihidrimit të përmirësuar dhe madje çon në të kundërtën, rritjen e dehidrimit. Birra është një diuretik, domethënë rrit nxjerrjen e ujit nga trupi.
Çfarë del nga e gjithë kjo? Birra me sa më pak alkool pas stërvitjes nuk do të dëmtojë, por do të ngadalësojë rikuperimin e muskujve, do t’ju dehidratojë dhe, nëse e teproni, do të shkaktojë mamurllëk të nesërmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?