Çfarë nate në UFC 236: Israel Adesanya dhe Dustin Poirier janë kampionët e ri të përkohshëm, rrahje brutale
UFC 236 në State Farm Arena në Atlanta, ishte një nga ato netët në UFC që nuk duhet humbur.
Përkohësisht kemi kampion të ri në kategorinë e mesme dhe atë të lehtë. Në mesin e shumë dueleve, më kryesoret ishin Israel Adesanya- Kelvin Gastelum dhe Max Holloway-Dustin Poirier.
Të dy duelet ishin thjesht fantastike, Adesanya fitoi me vendim unanim 48-46 nga tre gjyqtarët. Ishte një luftë paksa e barabartë në katër raundet e para, por Adesanya bëri më mirë në të fundit.

Kundërshtari i radhës i yllit nga Nigeria do të jetë Robert Whittake.
Pas kësaj ishte koha duelin kryesor ne mes kampionati Holloway dhe Poirier. Të tre gjyqtarët vendosën 49-46 për Poirier, duke përfunduar kështu ecurinë pesë vjeçare të Hlloway pa humbje (13 fitore radhazi).

Poirier i shkaktoi lëndime të mëdha Hollowayt, por ky i fundit nuk u dorëzua deri në fund.
Tani amerikani do të ndeshjet në shtator me Khabib Nurmagomedov, më poshtë keni disa fotografi dhe video nga të dy duelet. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x75tda1
Ëndrrat u realizuan
Goditja me gju e Poirier ishte ajo që e lëndoi më së shumti Hollowayn:
Adesanya më të vërtetë ka shpejtësi
Dhe në fund nuk mungoi respekti:






























