Sa herë e kemi gjetur veten në një gjendje apatie dhe mungese motivimi për të vepruar e për të ecur përpara
Ka ditë që ndjejmë se jemi të pafuqishëm edhe në kryerjen e detyrave më elementare të përditshmërisë sonë. Kemi ato momente në të cilat shqetësohemi e kemi ndjesinë e fajit se gjëra që presin të përmbushen nga ne, mbeten aty dhe presin “rizgjimin” tonë.
Të gjithë që na rrethojnë na këshillojnë e inkurajojnë duke na mbështetur me fjalë të tipit “Mos u merakos kaq shumë”, “Qetësohu”, “Jepi kohë vetes”, e të gjitha këto nuk është se na bëjnë efekt dhe nuk na ndihmojnë në ndryshimin e shumë dëshiruar.
Në fakt, për ta tejkaluar këtë ndjesinë e pafuqisë dhe për të rrimarrë fuqinë në duart tuaja, do të ishte mirë të nisni gjithçka nga vetja:
Ti ke nevojë të pushosh
Shpeshherë, të mos kesh dëshirë të bësh asgjë, nënkupton që truri dhe trupi yt, kanë nevojë të pushojnë. Dhuroji vetes “Ditën e shëndetit mendor” dhe përqendrohu në gjërat që të ndihmojnë të ndjehesh mirë dhe që të pëlqejnë të bësh më së shumti.
Dëgjoji emocionet e tua
Pyete veten: Është ankth, lodhje, acarim… Përpiqu t’i lidhësh këto emocione me shkaqe konkrete. Ndihesh se puna po të merr energjinë dhe të lodh shumë?!…Të lexosh lajmet e të jesh në kontakt të vazhdueshëm me mediat online të kronikës së zezë që të ngarkojnë me emocione negative dhe të bëjnë të ndjehesh pesimiste për të ardhmen?!…Mos ka ardhur momenti të heqësh dorë nga disa rituale që të mbushin me ndjesi negative?!
Bëj një listë të gjërave që duhet të bësh
Fillimisht, zgjidh të bësh gjëra të thjeshta dhe që kanë prioritet dhe quaje si detyrën tënde të ditës që ke për ta përmbushur deri në fund të asaj dite. Të bësh diçka qoftë edhe të vogël e jo me shumë rendësi, është një hap i rëndësishëm për të thyer “kompleksin e kotësisë” që mund të ndjejmë shpeshherë për veten.
Përpiqu të merresh me punë shtëpie
Mund të duket e mërzitshme të mendosh të merresh me punë shtëpie por një ambient i rrëmujshëm ka ndikim në trurin tonë. Mund të na konfuzojë dhe të na krijoje ndjesi jo rehatie dhe të na shkaktojë frustrim. Një ambient i organizuar, i pastër, i rregullt dhe çlodhës për syrin, është një fillim i mbarë për të siguruar qetësinë e brendshme që më pas do të na ndihmojë për të gjetur frymëzimin dhe energjinë e mirë për t’u ndjerë të dobishëm në realizimin e gjithçkaje që na përket. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës