Habiti me fustanin e saj Armani Prive në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, por vëmendja e rrjeteve sociale shkoi te duartrokitja e Nicole Kidman.

Aktorja e famshme u kap nga kamerat duke duartrokitur në mënyrë të çuditshme dhe 49-vjeçarja nuk u fal nga komentuesit në Twitter.


“Pse Nicole Kidman duartroket ashtu? E çuditshme. Duartrokit si njeri normal”, thotë njëri prej komentuesve.

Ndërsa një tjetër shkruan se ajo i përplas duart si fokë, transmeton TCh.

Nicole Kidman ishte e nominuar si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “Lion”, por çmimi shkoi për Viola Davis. Kidman ka fituar Oscar si aktorja më e mirë në vitin 2003, për interpretimin në filmin “The Hours”.

3DBA82EF00000578 4262890 What s going on Viewers took to Twitter to comment on Nicole s c a 2 1488169910143

3DB92D1300000578 4262604 image m 35 1488157796185

3DB913B000000578 4262604 image m 30 1488157101762