Artroza mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën.
Artroza është shprehja e një vuajtjeje të tipit degjenerativ të artikulacioneve, që manifestohet me prishjen e kërceve që veshin kokat e artikulacioneve, me proliferime kockore përreth gjithë kërceve të konsumuara, me trashje kockore dhe ngurtësim të ligamenteve e të kapsulave që bashkojnë elementët që formojnë një nyjëzim (që mund të jetë shpatull, bërryl, kyç – dore, kërdhokull, gju ose kavilje).
Është një proces patologjik i moshës së pleqërisë dhe pse në 10% të rasteve mund të fillojë më herët edhe rreth moshave 25-30 vjeçare, transmeton Telegrafi.
Më tej artikulacionet e prekura nga sëmundja janë ato që vihen më shumë nën ngarkesë (artikulacionet mbajtëse) e që kanë nxitjet më të mëdha mekanike, gjë që shpjegon se përse goditet më herët nga të tjerat kolona vertebrale dhe përse “dhembjet e shpinës” janë të parat që shfaqen.
Atëherë bëhet fjalë për spondilartrozën, te e cila janë tipike vendloka1izimet pothuajse ekskluzive të traktit cervikal dhe ato të traktit lumbar, me bashkëshoqërimin shumë herë me shenjat neurologjike, si radikoliti dhe neuriti (shprehje të shtypjes, tërheqjes apo irritimeve të trungjeve nervore që dalin nga palca shpinore, ndërmjet vertebrave e në vetë vertebrat).
Dhembja është bllok funksional. Por kujdes! Artroza e kolonës mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën.
Nëse infarkti ose tumoret janë në vendin e parë, ndër sëmundjet më të rënda që prekin njerëzit në pjesën e dytë të jetës, jo më pak e rëndësishme është kjo situatë patologjike që me djallëzi por në mënyrë të pamëshirshme, i korr viktimat e saj në moshë mesatare dhe përbën një shkak të rëndë të sëmundshmërisë kronike.
Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik i rregullt (në mungesë të diçkaje tjetër, ushtrimi i një gjimnastike të përditshme mjekuese), respektimi i ekuilibrave të “ngarkesës” dhe të qenit “shkarkuar” të kolonës (gjatë ngritjes së peshave, kur udhëton me makinë, në kryerjen e aktiviteteve sportive, e deri në të pushuarit në shtroja të përshtatshme), kontrollet periodike të gjendjes vertebrore dhe përkujdesjet ndaj tyre, nëse është e nevojshme, mundësojnë ndër të tjera realizimin e një parandalimi efikas.
Kemi vetëm një kolonë vertebrale…Ta mbrojmë atë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri