LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për bakteret dhe viruset

Çfarë duhet të dini për bakteret dhe viruset

Bakteret dhe viruset nuk mund t’i shmangim plotësisht, sepse ato janë të domosdoshme për forcimin e sistemit imunitar. Trupi zhvillon rezistencë ndaj baktereve dhe viruseve vetëm kur lufton me to.

Hulumtimi i fundit ka treguar se kur një person i cili vuan nga gripi apo ftohja pas teshtitjes e prek dorezën e derës, viruset përhapen brenda 2 deri në 4 orë në shumicën e hapësirës së punës.

Ne ju sjellim tri mite për bakteret dhe viruset në të cilat duhet të mos besoni më.

Miti 1: Tualetet janë më të papastra se ulëset në autobus
Studimi i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se virusi MRSA mund të mbijetojë deri në 7 ditë në ulëset në autobus, ndërsa vetëm katër ditë në tualet.


Miti 2: Butonat në furrë janë vendi më i papastër në kuzhinë
Butonat në furrë janë vetëm në vendin e dhjetë kur bëhet fjalë për papastërtinë e pajisjeve të kuzhinës. Më të papastrat janë leckat e kuzhinës, sfungjerët, dërrasat për prerje dhe lugët e drurit.

Miti 3: Leckat e kuzhinës janë më të papastra se sfungjerët
Një studim ka treguar që leckat e kuzhinës në shumicën e amvisërive janë më të papastra se sfungjerët, sepse leckat e kuzhinës i përdorim për fshirjen e enëve, sipërfaqeve të punës dhe duarve. Ato duhet pastruar rregullisht në një temperaturë të lartë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori