LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dëshiron të arrijë në Gaza, Trump para se të betohet si president i SHBA-së?

Çfarë dëshiron të arrijë në Gaza, Trump para se të betohet si president i SHBA-së?

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, dëshiron të arrijë një armëpushim në Gaza para se të marrë mandatin më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë, zbuloi për Axios senatori Lindsey Graham, këshilltari i tij për politikën e jashtme.

Graham tha se ky është “prioritet kryesor” për 78-vjeçarin, i cili gjatë fushatës zgjedhore premtoi të përfundojë të gjitha luftërat, duke përfshirë edhe konflikte në Gaza dhe Ukrainë.

Si do të dukej ky armëpushim sipas rregullave të Trumpit, nuk është plotësisht e njohur, por analistët mendojnë se planet do të jenë më të favorshme për Izraelin sesa ishin propozimet e administratës së Joe Bidenit.


Si për Bidenin, edhe për Trumpin, thelbësore do të jetë çlirimi i pengjeve, përfshirë edhe shtatë shtetas amerikanë.

Graham foli për Axios pasi u kthye në SHBA nga Lindja e Mesme, ku ka biseduar me liderin joformal të Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, ai theksoi se “kategorikisht refuzon” planet që përfshijnë okupimin izraelit të Gazës, të cilat janë paraqitur nga anëtarë më radikalë të kabinetit izraelit, siç është ministri Betzalel Smotrich.

Përveç kësaj, Graham theksoi se Trump do të punojë për një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, dhe një “komponent i rëndësishëm” i kësaj marrëveshjeje do të jetë Palestina, ose mundësia e krijimit të një shteti të pavarur në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit vranë mbi njëmijë njerëz dhe morën pengje qindra të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori