Çfarë bën princesha për fytyrën, mund ta bëni në shtëpi për pesë minuta!

Do donit të dinit çfarë bën Meghan Markle që ka atë fytyrë? E dimë që përgjigja është PO, prandaj po ju tregojmë disa teknika sekrete (jo dhe aq). Masazhet e fytyrës me duar!
Dukesha i qëndron besnike kësaj teknike pasi ushtrime të tilla rregullojnë teksturën e lëkurës, tonalitetin, prodhimin e kolagjenit dhe mësojnë muskujt si të rrinë të tendosur.
Përveç të tjerave, konturojnë edhe më mirë fytyrën tonë. Çfarë na duhet më shumë se kaq? Asgjë, prandaj nisim me ushtrimet kryesore.
1. Si fillim, vajosni fytyrën!
Kujtoni që një masazh fytyre s’duhet t’ju dhëmbë. Kur filloni mund të ndjeni një dhimbje të lehtë, por mos ushtroni forcë. Hidratojeni me vaj apo kremin e preferuar dhe lëreni për pak sekonda para se të nisni procesin.
2. Qetësohuni
Mbyllni sytë dhe mbuloni fytyrën me duar si në foto. Mbajini për pak sekonda dhe lëvizni duart drejt qafës. Ky ushtrim përgatit fytyrën, prandaj mos ushtroni shumë forcë dhe qetësohuni.
3. Përgatisni fytyrën
Tani është momenti për të ushtruar pak presion mbi lëkurë dhe mollëzat e gishtërinjve vendosini në qendër të fytyrës. Kjo ju bën gati për masazhin e vërtetë!
4. Bëni lëvizje të vockla
Duke filluar nga qendra, vijoni duke bërë masazh me lëvizje të vockla që shkojnë lart fytyrës dhe jashtë saj.
5. Rreth mjekrës
Përdorni 2 gishtat e parë dhe kaloni nga pjesa e mjekrës tek anët e saj, derisa t’i afroheni veshëve. Kjo do të konturojë lëkurën dhe do t’jua tendosë atë. Përsëriteni 6 herë.
6. Tërheqje mollëzash
Me dy gishtërinjtë e parë bëni formën V si në foto dhe masazhojeni në të njëjtën formë.Ky ushtrim i mban mollëzat të kapërcyera! Edhe këtë, përsëriteni 6 herë.
7. Rreth syve
Masazhoni lehtë për të shmangur fryrjen e tyre apo qeskat e zeza. Masazhi fillon pasi duart t’i keni pozicionuar si në foto.
8. Balli
Vendosni gishtërinjtë sipër vetullave dhe ushtroni pak forcë mbi to, duke i masazhuar deri tek kurora e flokëve. Përsëriteni 6 herë. Ky ushtrim shërben për të shmangur rrudhat në zonën e ballit.
9. Qafa
Vendosni duart në mes të qafës dhe masazhojeni nga qendra drejt shpatullave duke ushtruar pak forcë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Psikologët nxjerrin në pah gjërat që bëjnë narcisistët pas një ndarjeje

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës