LAJMI I FUNDIT:

Çështja e liberalizimit të vizave dhe Samiti i BE-së, deklarohet kryeministri Kurti

Çështja e liberalizimit të vizave dhe Samiti i BE-së, deklarohet kryeministri Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot lidhur me raportimet për çështjen e liberalizimit të vizave dhe Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet më 23 qershor.

Kurti në një konferencë për media ku prezantoi nisjen e reformave në drejtësi tha se beson që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar dhe kjo do të duhej edhe të reflektonte në qëndrimin dhe vendimin e BE-së, respektivisht të vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave.

“Ne moti i kemi plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave”, tha Kurti, duke shtuar se në raport me vendet e rajonit Kosova ka pasur më së shumti kritere për të plotësuar.


Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej kur Komisioni Evropian për të dytën herë ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por që ende nuk ka ndodhur.

“Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës, e gjatë këtij viti edhe aty kemi punuar dhe organizatat ndërkombëtare kanë dëshmuar se nuk është imazhi i para dy viteve dhe shpresoj se kjo të reflektoj në vendimin e vendeve të BE-së”, tha Kurti.

Liberalizimi i vizave afër? - Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor
Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave afër? - Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor

“Por nuk mund të flas në emër të tyre, e me data se kur do të liberalizohen vizat, në atë samit a në këtë konferencë sepse nuk është çështje e jona…. Po bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi detyrat e shtëpisë… shpresojmë në më të mirën por nuk mund të flasim në emër të tyre…”,  u shpreh kryeministri.

Ai tha se asnjëherë nuk ka dhënë data pasi është çështje që nuk varet prej tyre.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës po ashtu potencoi se marrëveshja me Serbinë lidhur me energjinë për katër komunat në veri e që pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme nuk ka të bëjë dhe nuk lidhet me çështjen e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori