Banka Qendrore e Republikës së Kosovës së fundi ka publikuar një listë të efekteve sa i përket planit 10 pikësh të zbatimit të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, konkretisht çështjes së dinarit.
BQK thotë se periudha tranzitore tremujore kontribuoi “në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pa shëndosha
Disa nga efektet e këtij plani që ka listuar BQK janë: Licencimi i tetë degëve/zyra të institucioneve financiare; një zyrë bankare/degë në Leposaviq, një zyrë e kompanisë së sigurimit (jo-jetë) në Leposaviq, gjashtë zyra të institucioneve financiare jo-bankare dhe mikro-financiare: një në Leposaviq, një në Zveçan, dy në Graçanicë, një në Shtërpcë dhe një në Shillovë, Gjilan.
BQK gjithashtu bënë të ditur se janë vendosur 38 bankomatë/ATM, dhe ka kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese, si dhe ka dhënë afër 11 milionë euro kredi.
“Gjatë kësaj periudhe transitore tashmë të përmbyllur, BQK-ja në kuadër të edukimit financiar, ka organizuar kampanja informuese, si është Manuali për Pyetjet dhe Përgjigjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informuese, publikimi i sqarimeve dhe njoftimeve në ëeb dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
BQK shton se zgjerimi i qasjes në financa, përfshirja financiare, edukimi financiar dhe mbrojtja e konsumatorit do të jenë aktivitete dhe angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane, si objektiva të Planit Strategjik të BQK-së, me fokus në zonat pjesë e Planit të Lehtësimit të Zbatimit të Rregullores.
“Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase tek qytetaret e Republikës së Kosovës, përmes llogarive bankare mbi bazën e rregullores në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vitin e kaluar 17 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, 116 kanë përfunduar me lëndime

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Fetoshi: Boshti serbo-rus po forcokon luftën hibride kundër Kosovës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Ndalja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", reagon Abdixhiku: Bllokues në shtet, bllokues në punë, Prishtina nuk ndalet

Ekskluzive, Albulena Haxhiu në "Përballje"- çfarë po ndodh me ngërçin në Kuvend?

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm