Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet – ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës.
“Historia e zotëri Morinës është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga një në tetë vjet burg. Por, në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë (?!) që do të thotë 0.8% e popullsisë (?!). Pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb”, ka thënë Darko Butigan në një intervistë ekskluzive për Top Channel sqaron gjithçka.
Tashmë çështje e Ballistit ka kaluar në një stad ndërkombëtar. Për mbrojtjen e tij është kërkuar ndihma e Bashkimit Evropian.
“Për momentin çështja e z. Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në gjykatën e lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera evropiane për të siguruar mbrojtjen për z. Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë procedurile që variron nga pesë deri në nëntë muaj. Sipas ligjit, ministria jonë e drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”, tha avokati.
Intervista e plotë
Pse kërkohet ekstradimi? – “Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 2012. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb. Ashtu sikurse në një ndeshje të Italisë dikush të shfaqë flamurin e Garibaldit edhe në atë rast nuk ofendohet askush.
Sipas Serbisë, gjysma e tifozëve kroatë duhet të futen në burg – “Me logjikën e kërkesës së qeverisë serbe, gjysma e kroatëve që shkojnë në stadium, duhet të futen në burg, për flamujt që shfaqin, apo kushdo tjetër. Askush nuk mund të bëjë burg për një sjellje të tillë në stadium. Por kjo ndeshje ishte një ndeshje e tensionuar. Në këtë ndeshje nuk lejoheshin tifozët shqiptar. Kështu një shqiptar, që ishte Ismail Morina, dëshiroi të tregonte që ai ishte aty të mbështeste skuadrën e tij në Beograd. Kjo ishte ideja e tij”.
Provat për mosekstradim – “Ne po zhvillojmë betejën tonë dhe kemi prova të mjaftueshme që Ismail Morina të mos shkojë në Beograd. Autoritetet serbe kanë krijuar shumë insinuata rreth Ismail Morinës, për disa ngjarje që ai nuk i ka bërë. Për shembull e kanë akuzuar se mund të vriste kryeministrin Vucic në ndeshjen e kthimit. Mund të them se ata kanë ekzagjeruar gjithçka”.
Insinuata të pavërteta – “Kemi prova të mjaftueshme që nga pala serbe dhe gjithçka është shkruar në mediat e tyre kanë qenë insinuata të pavërteta. Z.Morina nuk është kriminel, është një patriot që e dashuron popullin e tij. Ai ka dashur thjesht të mbështes skuadrën e tij”.
Çështja, në Gjykatën e Lartë. Mbrojtje ndërkombëtare – “Për momentin, çështja e z. Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Për momentin çështja është në Gjykatën e Lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera evropiane për të siguruar mbrojtjen për z. Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptar, ndaj tij nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë procedurale që variron nga 5 deri në 9 muaj”.
Procedurat ndalojnë veprimet – “Sipas ligjit, Ministria jonë e Drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”.
Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë – “Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë dot në këtë çështje pasi nuk mund të urdhërojë apo ndikojë në drejtësinë kroate, por duhet të tregojnë që janë të interesuar për të mbrojtur qytetarin e tyre, por kjo vetëm në aspektin politik, pasi nuk ndërhyjnë dot as në procedurë dhe as në gjykatë”, është shprehur avokati i Ismail Morinës. / TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Do mbetet jashtë për disa muaj”, Arteta konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit – shpallet më i miri i ndeshjes
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje