LAJMI I FUNDIT:

Çerkini: Serbia po bën lojëra duke blerë mjete indiane për të gjetur varret masive

Çerkini: Serbia po bën lojëra duke blerë mjete indiane për të gjetur varret masive

Java e të Pagjeturve u mbyll zyrtarisht të premten përmes homazheve dhe organizimeve të ndryshme të cilat shënuan Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Por nuk përfundon me kaq, mijëra familje në Kosovë sot janë zgjuar e do të zgjohen edhe nesër me dhimbjen e njëjtë, duke mos ditur asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

Janë plot dy dekada që kërkohen eshtrat e të pagjeturve, të cilët u vranë e u zhdukën në luftën e fundit në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.


Dhe lidhur me këtë çështje ka folur kryetari i shoqatës “Zëri Prindërve” dhe njëherit udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, i cili edhe ai vet kërkon të zbardhë të vërtetën për djalin e tij.

Çerkini tha se dhimbja e familjarëve të personave të pagjetur nuk shuhet, por po zbehen shpresat e tyre, ashtu si edhe puna e institucioneve për të kërkuar të paktën eshtrat e mbi 1600 personave që ende mungojnë, shkruan KP.

Ai tha se po trumbetohet se është kryer rreth 70% e punës më çështjen e të pagjeturve, por sipas tij, nuk është bërë as 40% dhe thotë se deklarimet e tilla e kanë bërë të ndihen keq.

Çerkini tha se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të kalonin 20 vite dhe nuk do të gjendej djali i tij.

Ai tha se për 20 vite mund të ishte gërmuar e gjitha Kosova.

Vet Çerkini ka qenë në Beograd disa herë në takime të ndryshme nëpër ambasada dhe institucionet serbe ku është interesuar e madje edhe i ka vizituar lokacionet e dyshuara për varre masive.

Ai tha se Serbia e di vendndodhjen por nuk dëshiron të tregojë.

Sipas tij, Serbia po bën lojëra duke blerë mjete indiane për të gjetur varret masive, por nuk pyesin njerëzit të cilët jetojnë edhe sot, e të cilët janë përgjegjës për zhdukjet e njerëzve në Kosovë.

“Merre me mend kanë marrë një aparat prej Indie, por njeri është i gjallë, oficeri është i gjallë që i ka çu aty e neve na thuhet se nuk e dimë se ku i kemi lënë. Nuk duan të tregojnë pa ua bërë një kusht apo pa ia qitur një kusht jashtëzakonisht të madh, se bashkësia ndërkombëtare ka fuqi edhe politike, por ka edhe fuqi ekonomike të bllokojë derisa të na kthejë më të dashurit”, tha Çerkini. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori