Celtics marrin fitore në udhëtim te Memphis Grizzlies

Boston Celtics e ka mbyllur me fitore edicionin e rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Skuadra e Ide Udoka ka arritur të marrë fitore në udhëtim te Memphis Grizzlies me 29 pikë epërsi 110:139.
Jayson Tatum ishte më meritori për fitoren e Celtics ku e mbylli takimin me 31 pikë, nëntë kërcime e tre asistime.
Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Jaylen Brown që e përfundoi ndeshjen me 18 pikë, derisa Al Horford kontribuoi me 13 pikë të tjera
Tek vendasit më i dalluari ishte Santi Aldama me 20 pikë, 10 kërcime e katër asistime. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































