LAJMI I FUNDIT:

Celtics barazojnë serinë ndaj Bucks, Golden State Warriors kalojnë në finale të Konferencës së Perëndimit

Celtics barazojnë serinë ndaj Bucks, Golden State Warriors kalojnë në finale të Konferencës së Perëndimit

Boston Celtics ka arritur të barazoj serinë në ndeshjet gjysmëfinale në Konferencës e Lindjes ndaj Milwaukee Bucks.

Të udhëhequr nga ylli i tyre Jayson Tatum, Celtics kanë triumfuar në Fiserv Forum me 13 pikë diferencë 95:108.

Tatum ka qenë fantastik në këtë sfidë me 46 pikë, nëntë kërcime e katër asistime për fitoren e Celtics që tani janë 3:3 në ndeshjet e luajtura.


Jaylen Brown kontribuoi me 22 pikë, derisa Marcus Smart shtoi 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Celtics.

Ndeshje fantastike zhvilloi për vendasit Giannis Antetokounmpo me 44 pikë, 20 kërcime e gjashtë asistime, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Bucks.

Ndeshja e shtatë dhe vendimtare mes dy skuadrave do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:30 në TD Garden.

Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit tanimë është caktuar finalisti i parë.

Golden State Warriors ka triumfuar me 16 pikë epërsi 110:96 ndaj Memphis Grizzlies për të kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Klay Thompson me 30 pikë dhe Stephen Curry me 29 të tjera ishin më meritorët për suksesin e Warriors. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori