LAJMI I FUNDIT:

Ceferin me deklaratë të qartë: Ne duam emrat e skuadrave për garat evropiane, shtetet të vendosin për fatin e kampionateve

Ceferin me deklaratë të qartë: Ne duam emrat e skuadrave për garat evropiane, shtetet të vendosin për fatin e kampionateve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ia ka lënë në dorë shteteve të vendosin për fatin e kampionateve.

Numri një i shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit ka folur rreth situatës së coronavirusit dhe rifillimit të kampionateve.

Slloveni ka deklaruar se UEFA-s i intereson të dijë se kush është kampioni, vendi i dytë, i tretë apo i katërt për të mësuar se cila skuadra do të luajnë në garat evropiane.


“Për ne, gjëja e rëndësishme është të dimë kush është kampioni, kush i dyti, kush i treti dhe kush i katërti”.

“Mendimi im personal është se, përmbyllja e sezonit kaq herët nuk konsiderohet gjëja ideale, sepse situata mund të përmirësohet shumë dhe të gjithë mund të luajmë, përveç disa kampionateve”, tha Ceferin.

Tutje presidenti i UEFA-s, ka deklaruar se nëse është vendim i shtetit që të mbyllet kampionati, atëherë ata nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Nëse një qeveri merr vendim që të mbyllet kampionati i atij shtetit, atëherë nuk kemi se çfarë të bëjmë, edhe pse mendoj se do të ishte vendim i parakohshëm”.

“Mbyllja e kampionatit para kohe nuk ndikon në garat e UEFA-s si Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës, kështu që është vendim i tyre”, deklaroi Ceferin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori