Mbrojtësi i djathtë i Southamptonit dhe Portugalisë, Cedric Soares ka arritur në Itali për të përfunduar transferimin e tij te Interi.
Gjatë fillimit të kësaj jave u përfol për një transferim befasues të mbrojtësit portugez te Interi.
Ndërsa, tani duket se saga e transferimit të tij po shkon drejt fundit dhe lojtari së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Nerazzurrëve.
Cedric është vërejtur duke u kontrolluar në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) në Milano të premten në mëngjes për testet e tij mjekësore.
Testet mjekësore thuhet se kanë kaluar me sukses dhe lojtari mund të prezantohet gjatë ditës.
27-vjeçari do të vendosë lapsin në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.
📹| Visite mediche per #Cedric Soares, nuovo terzino dell'@Inter. Nel pomeriggio sarà in sede per firmare il contratto che lo legherà ai nerazzurri fino al termine della stagione. Eventuale riscatto dal @SouthamptonFC fissato ad 11 mln #sportitaliamercato @Luca_Cilli pic.twitter.com/V7A7ofT5UI
— Sportitalia (@tvdellosport) January 25, 2019
Kjo marrëveshje me Southamptonin përfshin një opsion prej 11 milionë eurosh për të blerë përfundimisht.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Forca Inter!”, iu ka thënë Cedric gazetarëve duke qeshur në fund të testeve mjekësore. /Telegrafi/