LAJMI I FUNDIT:

Cedric Soares në Itali për të mbyllur transferimin: Jam i lumtur, forca Inter!

Cedric Soares në Itali për të mbyllur transferimin: Jam i lumtur, forca Inter!

Mbrojtësi i djathtë i Southamptonit dhe Portugalisë, Cedric Soares ka arritur në Itali për të përfunduar transferimin e tij te Interi.

Gjatë fillimit të kësaj jave u përfol për një transferim befasues të mbrojtësit portugez te Interi.

Ndërsa, tani duket se saga e transferimit të tij po shkon drejt fundit dhe lojtari së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Nerazzurrëve.


Cedric te Interi, të premten mbyllet marrëveshja?
Lexo po ashtu Cedric te Interi, të premten mbyllet marrëveshja?

Cedric është vërejtur duke u kontrolluar në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) në Milano të premten në mëngjes për testet e tij mjekësore.

Cedric Soares (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Testet mjekësore thuhet se kanë kaluar me sukses dhe lojtari mund të prezantohet gjatë ditës.

27-vjeçari do të vendosë lapsin në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Kjo marrëveshje me Southamptonin përfshin një opsion prej 11 milionë eurosh për të blerë përfundimisht.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Forca Inter!”, iu ka thënë Cedric gazetarëve duke qeshur në fund të testeve mjekësore.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori