LAJMI I FUNDIT:

Çedomir Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një mundësi

Çedomir Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një mundësi

Politikani serb dhe njëherit lideri i partisë LDP, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se “rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i sheh si nevojë për rifreskim të skenës së brendshme politike në Kosovë, por edhe në marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan B92.

Sipas Jovanoviqit, Kosova ka treguar shkallë të lartë të kulturës demokratike në procesin e zgjedhjeve, dhe se tani është momenti që kjo energji të shfrytëzohet për bashkëpunim rajonal, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që në Prishtinë të formohet shumë shpejtë qeveria e re me një shumicë stabile në Parlament, që do të ketë fuqinë të arrij marrëveshje me Beogradin, marrëveshje kjo që do të pranohej dhe kuptohej nga shoqëria në Kosovë”, ka deklaruar Jovanoviq.


“Sot e sulmojnë Kurtin nga Beogradi me gjuhën që është folur para çdo katastrofe në hapësirat tona, e deklarata të tilla nuk do të duhej të kishin hapësirë në politikën tonë. Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një mundësi. Deklarata e tij se dëshiron të bisedojë me serbët në Kosovë, e jo vetëm me Beogradin, duhet parë si një mundësi për një nivel më lartë të integrimit te serbëve në shoqërinë dhe institucionet kosovare”, ka thënë për fund lideri i SDP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori