Mentor Dida, nga Iniciativa qytetare “Për të mirën” që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili në vendlindje së bashku më një grup tjetër qytetarësh kanë nisur një iniciativë për të bërë ndryshime pozitive sistematike përmes vullnetit të mirë në lagjen, qytezën e qytetin ku ata jetojnë në Kosovë.
Dida, që ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar se si ka filluar kjo iniciativë.
Ai tha se qytetarët po shohin vetëm gjërat negative që po ndodhin në vend edhe kjo po krijon një lloj stresi kolektiv në vendin tonë.
Sipas tij, në Kosovë ka edhe gjëra pozitive, ka tema pozitive dhe ka aktivitete pozitive.
Dida thotë se çdo qytetarë, ndryshimin dhe zgjidhjen e problemit duhet ta filloj nga lagja e tij.
“Iniciativa qytetare për të mirën, ka nis me identifiku njerëz që janë duke bërë punë të mira dhe të mirëfillta në Kosovë. Shumë lehtë me i identifiku njerëzit që po vjedhin e po bëjnë hajni. Shumë herë qytetarët po shprehen ‘po vjedhin e s’po bëjnë asgjë”, e duhet me iu tregu se është edhe një anë tjetër që po mobilizohen për të mirën. Duhet me tregu që këtu janë dy forca duke u shtyrë. Nëse duan të bëjnë diçka qytetarët, ata munden gjithashtu të punojnë për të mirën. E tash e kemi më konkrete platformën, që t’i sjellim njerëzit për të punuar për të mirën”.
Ai konsideron se qytetari duhet të ndikoj në rrethin ku jeton, për të bërë ndryshime për të mirën e vendit, të cilët aktivistë vullnetarë i ka quajtur “ndryshimtarët”.
“Në radhë të parë, çka kemi identifiku ne është njëfarë lloj qytetari, i cili i jep vetes leje për të mobilizuar shoqërinë, njerëzit për të mirën. Ose një qytetar tjetër ka thënë se ligji nuk është fer për hapësirat publike në vendin tonë, dhe do të shkoj për të ndryshuar ligjin dhe ka krijuar kampanjë, ka bashkëpunuar me organizata tjera dhe ka ndryshuar ligjin. D.m.th ajo çka po identifikojmë ne nuk është një sferë, një ide apo një diçka por është njeriu. Një njëri i cili po bën punë të mirë, ndryshimtarët”.
Dida theksoi se ka vullnetarë të cilët duan dhe janë duke bërë ndryshime në vend.
“Ka vullnetarë – ndryshimtarë, që kanë bërë dhe duan të bëjnë ndryshime. Ata veç e kanë kaluar ndjenjën që janë të fuqishëm. E di kur flas me më të vjetër janë shumë të politizuar, dhe modelin e ndryshimit e shohin vetëm përmes partive politike. Ka dhe anë tjera, me ndreq një problem në lagjen tënde. Me ardhë komuna me ta ndreq, nuk mundet me ndreq më mirë se që ju vet dini ta rregulloni”.
Dida po ashtu tha se kjo iniciativë ka nisur gati një vit më parë.
Ai që punon në SHBA, tha se një ditë të javës, përkatësiisht ditën e shtunë ia kushton komplet Kosovës në mënyrë elektronike, duke komunikuar përmes Skype-it me grupin që kanë krijuar – “Për të Mirën” .
“Iniciativa ka nis që një kohë dhe i ka tri komponenta: E para është tregimet e qytetarëve aktiv (ndryshimtarëve), e dyta të bashkuar për të mirën (grupi në facebook), kjo është për mobilizim. Në të njëjtën kohë aty duam edhe diskutime si çështja e riciklimit. Pra diskutime online. Diskutime më të mirëfillta. Të shohim një zgjidhje. Nëna Terezë ka thënë ‘S’jam pro luftës, por pro paqes’. Nëse promovojmë paqe, atëherë lufta nuk ndodh. Pjesa e tretë është ndarja e çmimeve për qytetari aktive. Gjë e cila ka ndodh të hënën. Kjo do të ndodh çdo vit, sigurisht që viti i parë është më i vështirë dhe e kemi kryer me shumë sukses. Këta njerëz janë duke bërë ndryshime sistematike. E kemi dhe një proces, që secili nga njerëzit mund ta dominoj këtë proces. Procesi i intervistimit është përkrahës. Ata që janë në një nivel pak më lartë do të marrin çmime”, ka thënë Dida.
Dida tha se ka shumë njerëz që janë të frustruar nga problemet e përditshme që po iu ndodh, dhe këtë frustrim sipas tij duhet ta zbrazin në mënyrë pozitive duke punuar dhe bërë ndryshime.
Ai po ashtu tregoi se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e cila u mbajt të hënën, disa kompani iu kanë ardhur në ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës