LAJMI I FUNDIT:

Çavkov takohet me Delegacionin e Asamblesë parlamentare të NATO

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov sot ka realizuar takim me delegacionin e Asamblesë parlamentare të NATO nga Nën-komiteti për mbrojtje transatlantike dhe bashkëpunim të sigurt edhe nga Nën-komiteti për qeverisje demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumton MPB, ministri Çavkov dhe anëtarët e delegacionit të Asamblesë parlamentare të NATO-së këmbyen informacione në lidhje me aspiratat e Maqedonisë dhe përpjekjet për anëtarësim në Aleancë, duke i prezantuar me këtë rast gjendjet e fundit të bashkëpunimit intensiv dhe të suksesshëm të ndërsjellë midis Ministrisë dhe NATO-s.

Delegacioni i Asamblesë parlamentare e NATO-s shprehu interes për mirëkuptim më të mit të situatës aktuale politike dhe sfidave ushtarake dhe tjera të sigurisë në vend dhe në rajon.


“U shpreh falënderim për gjithçka që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë në kontekst të krizës së refugjatëve gjegjësisht migruese dhe nga ana e tyre u shpreh vullnet i qartë dhe i hapur për mbështetje në drejtim të stabilizimit dhe ndihmës së proceseve të cilat do të çojnë deri në anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Delegacioni i Asamblesë parlamentare të NATO-s ka shprehur interes edhe në lidhje me parashikimet e ministrit Çavkov në pikëpamje të bashkëpunimit me fqinjët, para së gjithash me shtetet-anëtare të NATO, me ç’rast në lidhje me të njëjtën, Çavkov ka vlerësuar se bashkëpunimi është i mirë, se bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh mbeten imperativ i lartë dhe se mbetet orientimi ndaj thellimit të tyre të mëtutjeshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori