Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani thuhet se ka refuzuar ofertën e Barcelonës në afatin kalimtar dimëror.

Gjiganti katalunas ishte i etur për të sjell një sulmues të ri në skuadër pas lëndimit të Luis Suarez, i cili si duket ka humbur sezonin.


Njëri nga emrat më të përfolur si zëvendësues i uruguaianit, ishte pikërisht bashkëkombësi i tij dhe partneri në kombëtare, Cavani.

Megjithatë, sipas mediumit të njohur L’Equipe, Cavani refuzoi një ofertë të minutës së fundit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Cavani 4

Cavani mendohet se po refuzon çdo ofertë pasi dëshiron një transferim gjatë verës te Atletico Madridi.

Edhe klubet angleze si Manchester Unitedi dhe Chelsea ishin të lidhur me sulmuesin e njohur. /Telegrafi/

telegrafi sport app