Edinson Cavani do të largohet nga Manchesgter United pas dy viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi uruguaian ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dhe Manchester United nuk i ka ofruar rinovimin.


Megjithatë Cavani në tavolinë ka shumë oferta, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

E ardhmja e sulmuesit është mes kampionatit spanjoll La Liga dhe atij italian Serie A.

Cavani

Janë plot shtatë skuadra që po kërkojnë shërbimet e uruguaianit, ku katër vijnë nga La Liga dhe tri të tjera nga Serie A.

Villarreal, Real Sociedad, Rayo Vallecano dhe Real Betis e duan Cavanin në La Liga, derisa Roma, Fiorentina dhe Salernitana kanë shprehur interesim për ta rikthyer atë në Itali.

Interesim për sulmuesin 35-vjeçar kanë shprehur edhe skuadrat nga MLS, por Cavani është i vendosur të qëndrojë në Evropë së paku edhe për një vit.

cavani 2

Reprezentuesi uruguaian ka kërkesa të larta për një pagë prej rreth pesë milionë euro në sezon dhe ky mbetet problemi i vetëm mes klubeve dhe atij.

Gjithsesi sipas mediave në Spanjë, Villarreali është favoriti kryesor për të nënshkruar me ish-anëtarin e PSG-së dhe Palermos. /Telegrafi/

telegrafi sport app