Është zhvilluar një xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe rezultatet befasuese.

Cleveland Cavaliers kanë triumfuar në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, teksa ka triumfuar ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 129:123.


Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë përballje me 33 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jerome e Mobley që shtuan 26 respektvisiht 25 pikë.

Fitore të madhe mori edhe Boston Celtics ndaj New York Knicks me rezultat 118:105.

Para tifozëve të vet ka triumfuar Golden State Warriors ndaj Dallas Mavericks 126:102. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston - New York 118:105

Golden State - Dallas 126:102

Indiana - LA Clippers 129:111

Atlanta - Detroit 143:148

Milwaukee - Miami 120:113

Orlando - Washington 110:90

Toronto - Phoenix 127:109

Cleveland - Memphis 129:123

New Orleans - San Antonio 114:96

Minnesota - Oklahoma 123:130