Aktori Vincent Cassel së shpejti do të bëhet sërish baba.

Pas shkurorëzimit nga aktorja Monica Belucci, Vincent u martua me Tina Kunakey, e cila tani dyshohet se është shtatzënë.


Çifti u martua në gusht të këtij viti në Francë, ku në martesë morën pjesë disa miq të dyshes.

Mediat e huaja tani pretendojnë se 21-vjeçarja është shtatzënë dhe se çifti do të bëhet me fëmijën e tyre të parë.

Ky informacion u bë aktual kur bukuroshja u fotografua në aeroport teksa kishte barkun e rrumbullakosur.

Aktori 51-vjeçar dhe modelja janë në lidhje tani e dy vjet dhe për Vincentin kjo ishte martesa e dytë.

Me aktoren Monica Belucci ishte i martuar për 14 vjet dhe u ndanë në vitin 2013. Më pas Monica zbuloi se me Vincentin kishte pesë vjet që nuk komunikonte.

Ata u takuan në filmin "L'appartement" në vitin 1995 dhe kanë qenë të martuar që nga viti 1999. Ata kanë dy vajza - Devi (14) dhe Leoni (8). /Telegrafi/

MonicaBellucciVincentCasselLUomoChexoHMelJ0 oCl