Carvajal dorëzohet: Duhet të luftojmë vetëm për Ligën e Kampionëve

167:" during the FIFA Club World Cup UAE 2017 Final between Gremio and Real Madrid at the Zayed Sports City Stadium on December 16, 2017 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. 12:"Francois Nel
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se skuadra tani duhet të fokusohet në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u eliminuan në Kupën e Mbretit nga Leganes të mërkurën në mbrëmje, ndërsa në kampionat mbetet 19 pikë pas Barcelonës.
“Na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve në sezonin e mbetur, duhet të jemi realist”.
“Liderët e kampionatit kanë shumë pikë përpara avantazh dhe kjo tregon se ne nuk do të jemi në garë”.
“Është situatë shumë e vështirë për lojtarët, e dhimbshme por duhet të mësojmë nga këto situata, pasi kjo nuk mjafton”.
“Leganes morën avantazhin nga gabimet tona”.
“Është e vështirë për ne në këtë moment, por duhet të punojmë shumë dhe të fokusohemi në gjasat tona që i kemi për të marr trofe”, ka thënë Carvajal. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































