LAJMI I FUNDIT:

Carragher e kritikon, Klopp i del në mbrojtje: Van Dijk nuk ka nevojë të dobësohet

Carragher e kritikon, Klopp i del në mbrojtje: Van Dijk nuk ka nevojë të dobësohet

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka kritikuar holandezin Virgil van Dijkun për mbipeshë.

Por, në mbrojtje të shtatgjatit ka dal trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se nuk ka nevojë që të humbas peshë Dijk.

“Nuk kam asgjë për të thënë, pasi jam i sigurt se vetë Carragher do të humbasë disa kile, ndërsa Van Dijk nuk ka nevojë pasi është i gjatë dhe me trup të madh”.


“Kur erdhi këtu, nuk ishte 100 për qind i gatshëm për ndeshjen sepse ai kishte kaluar një dëmtim të gjatë”, u shpreh tekniku gjerman.

Theksojmë se futbollisti u transferua tek të kuqët gjatë janarit nga ekipi i Sothampton për vlerën e 75 milionë funteve.

Kujtojmë se në ndeshjen debutuese lojtari kishte shënuar gol në derbin lokal kundër Evertonit.

Ndryshe, Liverpool gjatë fundjavës do të takohet me skuadrën e Tottenham Hotspurs. /Telegarfi/