Jamie Carragher ka dhënë mendimin e tij mbi ndërhyrjen e mbrojtësit të Tottenhamit, Micky van de Ven, ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Alexander Isak, e cila përfundoi me një thyerje të këmbës për suedezin.

“Është një goditje shumë e madhe, sepse mendoj se Liverpooli tashmë ishte i mangët në repartin ofensiv”, ka thënë fillimisht Carragher.


Është komentuar gjerësisht për ndërhyrjet e Tottenhamit, por Carragher thekson se, duke qenë në vendin e Van de Venit, ajo ishte një ndërhyrje e natyrshme dhe e justifikueshme në atë moment.

“Është folur shumë për disa nga ndërhyrjet e lojtarëve të Tottenhamit dhe shumë prej tyre nuk kanë qenë të zgjuara. Duke e vënë veten në vendin e Van de Venit, është një ndërhyrje që edhe unë ndoshta do ta bëja”.

Carragher shpjegon se ndërhyrja e Van de Venit ishte e nevojshme për të bllokuar goditjen, dhe fatkeqësisht Isak ishte viktimë e një aksidenti të pafat, duke treguar potencialin e tij te Liverpooli.

“Ai po përpiqet ta bllokojë goditjen dhe problemi është thjesht vazhdimi i lëvizjes. Nuk e di se ku tjetër njerëzit mendojnë se do të shkonte këmba e tij. Ai duhej ta bënte atë ndërhyrje. Nuk mund t’i lejosh sulmuesit të godasë portën lirshëm në një situatë të tillë”.

“Është thjesht fat shumë i keq për Isakun. Ishte ndoshta një nga momentet e para ku pamë qartë cilësinë e tij të vërtetë me fanellën e Liverpoolit". /Telegrafi/

telegrafi sport app