Reperja e famshme amerikane, Cardi B, në korrik të vitit të kaluar u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Kulture, nga lidhja e saj me Offset.
Fituesja e ‘Grammy’ së fundmi ka shpenzuar 80 mijë dollarë për një bizhuteri diamant për vajzën e saj. Ajo ka publikuar një video të shkurtër të Kulture, në InstaStory, duke zbuluar dhuratën që ia ka bërë.
“Sapo shpenzova një çantë në vajzën time, ju e dini se do të jetë e përkëdhelur nga unë”, ka shkruar 26-vjeçarja në postimin që e ka fshirë më vonë.
Rep-artistja njihet për paraqitjet e saj atraktive dhe ekstravagante nëpër shfaqje të ndryshme. Ajo javë më parë kishte anuluar disa koncerte për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike që bëri në gjoks dhe të pasme.
Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet ishte e ngjashme me atë të lindjes. /Telegrafi/