Cara Delevingne shkruan një novelë, publikon foton e parë të saj! (Foto)

Në fillim modele, më pas aktore ndërsa tani...shkrimtare!
Nuk ka absolutisht asgjë që Cara Delevingne nuk di ta bëjë. Ajo së fundmi ka shkruar novelën e saj të parë.
Lajmin e bujshëm dhe tërësisht të papritur, që për hir të së vërtetës vjen si rrufe në qiell të hapur, bukuroshja 24 vjeçare e ka bërë publik nëpërmjet Instagramit.
Supermodelja amerikane i la të gjithë pa fjalë kur nxorri një foto të dorëshkrimit të novelës së saj, në atë që duket se ishte kopja e parë e printuar.
Nën titullin “Mirror, Mirror” (pasqyrë, pasqyrë”, gjëja e parë që të vjen ndërmend është monologu i mbretëreshës së ligë përpara pasqyrës në përrallën ikonike Borëbardha.
Vetë Cara thotë se dëshiron t’u flasë të gjithëve për këtë periudhë të jetës, të mbushur me zbulimin e vetes, miqësi, dhimbje, triumf, si dhe të qënit një adoleshent. Me pak fjalë sipas saj, eksperiencat që i japin formë çdo njeriu. /inTV/Telegrafi/






















































