Rep-artistët e njohur të estradës shqiptare, Capital T dhe Ledri Vula, janë nga më të pëlqyerit në skenën tonë muzikore. 

Kjo vjen, pasi dyshja gjithmonë janë aktivë në prurjen e projekteve të reja, të cilat përçojnë energji pozitive te fansat e tyre.


Së fundmi reperët kanë qenë në një linjë të drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram, ku kanë folur rreth albumit të Capital T, “Skulpturë”.

dd 3 (Foto: Instastory)

Gjatë kësaj paraqitjeje, ata e kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre, i cili do të publikohet gjatë kësaj jave.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur që të dy, duke shkëputur pjesë nga videot ku ishin shfaqur së bashku.

ff 1 (Foto: Instastory)

Ndërkaq, në bisedën e zhvilluar mes njëri-tjetrit, Ledri dhe Kapo cituan se si kanë sjellë sërish në trend publikimin e albumeve. /Telegrafi/