Reperi i njohur Capital T ka lansuar së fundmi ‘mixtape-in’ e tij më të ri me titull “Winter is here”, pas një pune të gjatë dhe të palodhur për muaj me radhë, dhe paralajmërimeve ‘mistike’ të bëra përmes rrjeteve sociale.
Por, Telegrafi ishte destinacioni ku pas një pune të rezultuar në përfundim, reperi Capital T rrëfen në një intervistë ekskluzive të gjitha detajet e ‘mixtape-it’ të tij më të ri, me çka shënon edhe ngritjen e radhës në karrierë.
Këtë vit ai ka qenë një ndër emrat më produktivë në tregun e muzikës, dhe si rrjedhojë rezultoi si një ndër reperët më të kërkuar në koncerte. Me ardhjen e sezonës së dimrit, Kapo ka vazhduar vetëm përpara, duke u sjellë fansave atë çka ata më së shumti duan, muzikë të vërtetë….
Capital T, keni publikuar së fundmi albumin tuaj më të ri “Winter si here”. Na thuaj pak sa gjatë është punuar në këtë album?
‘Mixtape’ im me i ri ‘Winter is here’ është një përmbledhje prej 15 audio projekteve, të cilat janë bërë vetëm e vetëm për t’i dhuruar audiencës sime dhe fansave të muzikës sime, diçka të mirë për vesh, për t’i kaluar ditët e ftohta të dimrit. Ky ‘mixtape’ ka kohë që është planifikuar për këtë sezonë, mirëpo për shkak të ngarkesës dhe punës së tepërt gjatë sezonit veror, kemi punuar ngadalë dhe mirë që ky projekt të jetë sa më i kompletuar.

Sa këngë janë gjithsej, dhe cila është më e preferuara jote?
Gjithsej ‘mixtape’ i përmban 15 këngë dhe lirshëm mund të them që të gjitha i kam për zemër. Besoj që edhe publiku do t’i mirëpresë të gjitha.
A është ky album projekti më gjigant i juaji deri më tani?
Është projekt mjaft i madh dhe është punuar shumë, mendoj që si përmbledhje e këngëve të mija, deri më tani është projekti më i madh, mirëpo përkujdesem që secilën herë të sjell projekte më të mira e më të mëdha sesa ato të kaluarat.

A mendoni se vlejnë sot albumet në treg, dhe pse vendosët që në këtë kohë krize të riktheheni me album?
Albumi apo ‘mixtape’ i cili shitet në kopje fizike (CD) në shtetin tonë fatkeqësisht nënvlerësohet, për shkak të piratërisë dhe shumë personave të pandërgjegjshëm që shpërndajnë veprat artistike të artistëve online ose i shesin në tregun e zi. Mirëpo detyra jonë si artistë është t’ju mundësojmë adhuruesve sa më lehtë të kenë akses në projektet tona. Kjo është arsyeja e vetme për të cilën ne sjellim edhe në kopje fizike projektet tona. Për mendimin tim personal, muzika nuk ka kohë të limituar apo sezonë të caktuar dhe muzikë të mirë duhet të sjellim tërë vitin dhe jo vetëm gjatë sezonit veror. Kjo është një ndër arsyet pse kam vendosur ta lansoj ‘mixtape-in’ gjatë sezonit dimëror, që njerëzit të kenë çfarë të dëgjojnë edhe gjatë ditëve të ftohta.
Keni qenë shumë aktiv këtë vit me projekte dhe koncerte të shumta. Sa po e shijoni famën?
Kam punuar shumë, vazhdoj të punoj ende pa u ndalur dhe kjo punë fatmirësisht po më shpërblehet. Shpërblim më të mirë se sa përkrahja e njerëzve dhe komplimentet e tyre për punën time dhe muzikën time, nuk ka. Është e vetmja gjë që më bënë të vazhdoj të punoj secilën herë më shumë. Fama është diçka momentale, mirëpo muzika e mirë dhe artistët e mirë nuk vdesin kurrë.

A do të ketë dhe projekte tjera për fundvit, nëse po mund të na i shpalosni cilat janë?
Projekte të reja patjetër që do të ketë, mirëpo do t’ju vijë koha edhe atyre projekteve dhe nuk do t’i zbuloj tash, po ju lë ta shijoni ‘mixtape-in’.
Sa i lidhur je me fansat, dhe a ndodh të të ndalojnë shpesh në rrugë?
Fansat janë ata të cilët më bëjnë të punoj e të vazhdoj të dhuroj projekte të mira dhe normalisht që jam i lidhur me ta dhe mundohem të komunikoj e t’i dëgjoj mendimet e tyre. Dhe po, më ndalojnë në rrugë dhe nuk më ka ndodhur deri sot të neglizhoj ndonjërin prej tyre.

Jeni mjaft aktiv në rrjetet sociale. A jeni i varur nga to dhe a marrin shumë ato nga jeta juaj?
Sot, rrjetet sociale janë mënyra më e mirë e komunikimit mes artistit dhe njerëzve që e duan artin e tyre, dhe lirshëm mund të themi se rrjetet sociale kanë thyer barrierën në mes të artistit dhe fansave. Është mënyra më e lehte për të parë e dëgjuar mendimet e tyre si dhe për t’u lidhur më shumë me ta. Besoj që secili njeri, jo vetëm artistët, në këto vitet e fundit, janë lidhur ngushtë me rrjetet sociale. Koha që shpenzoj unë, është aq sa realisht nevojitet të shpenzohet në këtë drejtim.
Kapo, faleminderit shumë që u bëre pjesë e intervistës. Diçka për fund…
Faleminderit shume nga ju, shpresoj të kënaqeni duke e dëgjuar këtë ‘mixtape’ si jam kënaqur unë duke punuar në të. /Telegrafi/
Në vazhdim: Lista me këngët e ‘mixtape-it’ më të ri “Winter is here” nga Capital T, si dhe disa nga videot promovuese të projektit:

https://www.instagram.com/p/BajnzmyBdlK
https://www.instagram.com/p/BajoFqihEnx
https://www.instagram.com/p/BajoI-IBWiZ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë