Gjatë së mërkurës është raportuar se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ish-diplomati Blerim Canaj ka shprehur shqetësimin e tij për një mundësi të dështimit diplomatik të Kosovës nëse masat nuk hiqen.
Canaj theksoi se Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj diplomatike për heqjen e këtyre masave.
“Kjo e tregon edhe situatën diplomatike në të cilën gjendet Kosova, pasi ajo është punë e diplomatëve dhe e diplomacisë kosovare që të takojë shtetet të cilat kanë forcë për të vendosur”, ka thënë Canaj në RTV Dukagjini.
Ai shtoi se masat janë të padrejta dhe se shumë diplomatë të vendeve të ndryshme e dinë këtë, por vendet e tyre vazhdojnë t’i mbështesin këto masa.
“Ato masa janë të padrejta, madje madje kam dëgjuar edhe diplomatë që janë këtu që e dinë që janë të padrejta dhe shtetet e tyre vazhdojnë i përkrahin këto masa”.
Canaj sugjeroi që diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive dhe të diskutojë me shtetet kyçe për heqjen e masave.
“Do të kishte qenë mirë që diplomacia jonë të ishte më aktive dhe të diskutojë me shtetet e caktuara pikërisht për heqjen e masave. Dhe pastaj mos të shkojmë ne diku në Sicili, të takojmë disa arbëresh sepse nuk është punë e diplomacisë ajo”, ka shtuar Canaj.
Nëse dështimi për heqjen e masave ndodh edhe pas rekomandimit të Borrell, Canaj konsideron këtë një dështim të radhës në diplomacinë kosovare.
“Kam përshtypjen në këtë rast nëse dështohet në heqjen e këtyre masave përkundër rekomandimit të Borrellit, thjesht është dështimi i serishëm diplomatik i Kosovës”, ka theksuar Canaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale