Ballist Morina do të ekstradohet në shtetin serb.

Kështu ka vendosur një gjykatë kroate në Dubrovnik pas kërkesës për ekstradim të Serbisë.


Por, kundër këtij veprimi ka dal ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

“Liri Për Ballist Morinën. Autochtonous”, ka shkruar Cana në Instagram.

Vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut ka vendosur për ekstradimin e “Ballistit” drejt Serbisë, prej nga ku është
lëshuar edhe urdhri i arrestit ndërkombëtar, për veprën e Ismail Morinës, aq të bujshme e të shndërruar dhe në shumë mediatike e po aq politike.

Ai ishte protagonisti i mbrëmjes së nëntorit të vitit 2015 në Beograd, që nëpërmjet një droni të telekomanduar valëvite mbi stadiumin e Beogradit flamurin e "Shqipërisë Natyrale". /Telegrafi/

telegrafi sport app