Can: Ronaldo është diçka tjetër

Ardhja e re e Juventusit, Emre Can, thotë se është i lumtur me ardhjen e Cristiano Ronaldos.
Mesfushori gjerman thotë se CR7 është një nivel tjetër.
"Kam pasur privilegjin dhe fatin të luaj me disa lojtarë të klasit botëror në të kaluarën, por Ronaldo është diçka tjetër", ka thënë Can për Bild.
"Ai ka lënë shenjën e tij në këtë epokë të futbollit. Juventusi tashmë ishte i fortë, por Cristiano do e përmirësonte çdo skuadër".
"Ai është i jashtëzakonshëm, jam shumë i lumtur që do të luajë me atë", shtoi gjermani.
Vlen të theksohet se Ronaldoi kaloi nga Reali te Juventusi për 100 milionë euro.
Ashtu si shuma e transferimit, edhe ajo e rrogës është mjaft e madhe, CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































