Ministri i Shqipërisë, për Punë të Jashtme dhe Europë, Gent Cakaj, ka thënë se e ka shtjelluar si problem çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në debatin virtual të diskutimit me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor.
Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se liberalizimi për kosovarët është proces i stërvonuar dhe Bashkimi Europian duhet ta mundësojë një gjë të tillë sa më shpejtë.
”Patjetër, patjetër: nënvizuam fort se liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i stërvonuar dhe Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës”, ka shkruar Cakaj.
Më tej ministri shqiptar thekson që diskutuan edhe përkushtimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
”Theksuam, mes tjerash, përkushtimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
”Ky është çelësi për t’i siguruar një perspektivë më të ndritshme shoqërisë shqiptare e rinisë në veçanti: zhvillimi i një jete në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar”, ka shkruar ai.
Gent Cakaj me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, ishte pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare, ”Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë