Ka ardhur koha që Kaçaniku të ketë ndryshim pozitiv dhe ky ndryshim do të vijë përmes kandidatit të Nismës për Kosovën, Agim Çaka.
Kështu është thënë në hapje të fushatës elektorale të Nismës për Kosovën në Kaçanik.
Kandidati i Nisma për kryetar të komunës së Kaçanikut, Agim Çaka premtoi se gjatë mandatit të tij katërvjeçar Kaçaniku do të rizgjohet dhe do t’i kthehet nami, pasi do të punojnë për të mirën e qytetarëve.
“Nisma po rritet e bashkë me Nismën po rritet edhe shpresa për një Kaçanik ndryshe. Qytetarët po pyesin, a është Kaçaniku në hartën e Kosovës, a kujdeset kush për Kaçanikun. Të tjerët thonë po, Kaçaniku është në Kosovë, po kryetar nuk kemi. Një kryetar që e di dhe e do Kaçanikun, një kryetar që menaxhon Kaçanikun, kryetar që bashkëjeton me kaçanikasit, që kujdeset për infrastrukturë e qytetit, parqet, ndriçimin dhe pastërtinë e qytetit”, ka thënë Çaka.
Ai u zotua se gjatë mandatit të tij të qeverisjes së ardhshme do të përkujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e Kaçanikut, pasi që qeverisja e tanishme nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
“Nga gjashtë auditime të punës së kësaj qeverisjeje pushtetin e kanë vlerësuar kështu: tri me rrezikshmëri të lartë, dy me rrezikshmëri të mesme, një me rrezikshmëri të ulët. Pra, nga gjashtë nota, kanë marrë tre nishe, dy dyshe dhe një tresh. Me këto nota ky kryetar del nëpër debate dhe mundohet t’i bindë qytetarët që është i shkëlqyeshëm. Qysh ka mundësi, tre nishe, dy dyshe dhe një tresh i shkëlqyeshëm? S’ka mundësi”, ka thënë Çaka.
Ai është zotuar se si kryetar i ardhshëm i komunës së Kaçanikut do t’i prijë ndryshimit të madh pozitiv përmes programit të tij qeverisës në të gjitha fushat.
Çaka u zotua se do të ketë depolitizim të arsimit dhe arsim cilësor.
Po ashtu shëndetësia do të jetë një përkujdesje e veçantë gjatë mandatit të tij qeverisës, ku do të ketë veprime të shpejta dhe efikase për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Kandidati i Nisma për Kaçanikun premtoi se do të ketë stimulim të fermerëve në bujqësi, ndërsa rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe ekonomisë, rinisë dhe sportit.
“Zhvillimi ekonomik do të jetë shtylla më e rëndësishme e programit tonë qeverisës. Do të sigurojmë infrastrukturë dhe siguri juridike për investitorët dhe donatorët e huaj, me qëllim të investimit në ngritjen e ndërmarrjeve prodhuese me qëllim të zbutjes së numrit te papunësisë dhe duke drejt realizimit të premtimit çdo familje të ketë një të punësuar”, ka thënë Çaka.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se me kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës Agim Çaka, Kaçaniku do të marrë frymë ndryshe dhe se nuk do të mashtrojnë qytetarët për të marrë votën e tyre.
“Ne shërbimin për Kaçanikun dhe qytetarin e Kosovës nuk e tregtojmë me votë, por e bëjmë sepse ia kemi borxh këtij shteti. Ky është dallimi ynë. Ne nuk vijmë këtu në emër të premtimit për ta shkëmbyer me një votë. Ne nuk kërkojmë dhe nuk lejojmë që kandidatin tonë ta nxjerrim para qytetarëve të komunës së vet të shkëmbejë votë me premtime dhe me mashtrime. Ne jemi këtu për ta mbështetur këtë ekip dhe për t’u zotuar, sepse me këta do t’i jepet një mundësi qytetit tuaj, një frymë dhe filozofi tjetër”, ka thënë Limaj.
Limaj tha se njerëzit e pashpresë kanë nevojë për mundësi dhe jo për përçarje e mashtrime, pasi Kosova ka nevojë për bashkim dhe frymë pozitive që bashkon njerëzit.
Ai ka ftuar elektoratin që më 22 tetor të dalin dhe të votojnë për ndryshime pozitive në Kaçanik, duke thënë se nuk do të shkojë katër vjet dhe Nisma do të jetë me shumicë kudo në Kosovë.
Me këtë rast janë prezantuar edhe kandidatët e Nisma për asamble komunale të Nismës për Kuvendin Komunal të Kaçanikut, për të cilët u tha se kanë hyrë në këtë garë do të kërkojnë ndryshimin me Nismën për Kaçanikun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët