LAJMI I FUNDIT:

Cafu: Ky është Milani i Gattusos, gjithçka mund të presim prej tyre

Cafu: Ky është Milani i Gattusos, gjithçka mund të presim prej tyre
Cafu, Kaka - Gattuso (Getty Images)

Legjenda braziliane Cafu ka thënë se nuk është befasi që Milani po tregon vendosmëri të tillë, duke pasur parasysh se Gennaro Gattuso është trajneri i tyre.

Kuqezinjtë ishin në disavantazh 2-1 ndaj Chievos të dielën pasdite, por luftuan deri në fund për të fituar 3-2 falë golit të vonshëm të Andre Silva.

Nuk është kjo loja e parë që Milani fiton në fund pasi edhe në disa ndeshje tjera ka treguar vendosmëri duke fituar në fund.


Wenger: Komplimentet e mia për Milanin, Gattuso ka bërë një punë të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Wenger: Komplimentet e mia për Milanin, Gattuso ka bërë një punë të jashtëzakonshme

Sipas ish-mbrojtësit të Milanit dhe legjendës braziliane, Cafu, ky mentalitet i Rossonerëve është meritë e trajneri Gattuso.

Cafu dhe Gattuso kanë kaluar kohë të gjatë së bashku te Rossonerët (Getty Images)

“Ne mund të presim çdo gjë me Gattuson në krye”, ka thënë fillimisht Cafu, i cili ka kaluar pesë sezone me klubin italian.

“Nuk është befasi të shohësh një ekip me një vendosmëri të tillë që jep gjithçka në fushë”.

Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar
Lexo po ashtu Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar

“Ky është Milani i Gattusos”, përfundoi ish-mbrojtësi brazilian.

Për trajnerin italian fjalë të mëdha kanë thënë edhe shumë legjenda tjera të futbollit, duke e cilësuar Gattuson si trajner me potencial të madh. /Telegrafi/

Bonucci: Gattuso ma kujton Conten - të dy kanë karizëm, vendosmëri dhe agresivitet të njëjtë
Lexo po ashtu Bonucci: Gattuso ma kujton Conten - të dy kanë karizëm, vendosmëri dhe agresivitet të njëjtë

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori