Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi , ka zhvilluar një takim me delegacionin e kompanive gjermane me vendqëndrim në Maqedoninë e Veriut, me të cilët ka ndarë mundësitë e biznesit, veçanërisht në aspektin e mbështetjes për investime, ndërsa theksoi faktorët kyç që e bëjnë Maqedoninë e Veriut një destinacion tërheqës për investimet e tyre.
“Maqedonia e Veriut ka një lokacion strategjik, i vendosur në kryqëzimin e korridoreve të transportit pan-evropian VIII dhe X, dhe ofron një lokacion të favorshëm për tërheqjen e zinxhirit të furnizimit në kontinentin evropian të quajtur near-shoring. Duke krijuar prodhim afër qendrave evropiane të konsumit, kompanitë gjermane mund të maksimizojnë efikasitetin dhe efektivitetin e proceseve të tyre të biznesit, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili informoi kompanitë gjermane se Maqedonia e Veriut është nënshkruese e konventave shumëpalëshe dhe ka lidhur marrëveshje të shumta dypalëshe për mbrojtje të investimeve, që për investitorët e huaj nënkupton mbrojtje përmes institucioneve si Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investuese (ICSID).
Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua mbështetjes financiare të Qeverisë, e cila në radhë të parë është e parashikueshme dhe se të gjitha procedurat janë transparente për të krijuar kushte të barabarta si për investitorët vendor ashtu edhe për ata të huaj.
“Mbështetja është dizajnuar për të arritur disa qëllime, duke përfshirë krijimin e vendeve më të paguara të punës, nxitjen e bashkëpunimit midis kompanive dhe promovimin e zhvillimit teknologjik dhe inovacionit,” tha Bytyqi, i cili gjithashtu prezantoi kompanitë gjermane me asistentin digjital të sektorit publik, ADA, i pari në rajon dhe më gjerë i bazuar në inteligjencën artificiale i cili është në dispozicion të kompanive për të marrë informacion të plotë për kushtet për të investuar në vendin tonë dhe për ndihmën shtetërore që ofrohet për investime, pavarësisht nëse janë kompani vendore apo të huaja.
Zëvendëskryeministri Bytyqi përfundoi duke thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme të mirëpresë dhe të mbështesë kompanitë gjermane në përpjekjet e tyre për rritje dhe sukses dhe se vendi ofron një mjedis të favorshëm biznesi, avantazhe strategjike dhe mbështetje të fortë qeveritare.
“Së bashku, le të krijojmë partneritete të forta dhe të zhbllokojmë potencialin e madh që qëndron në bashkëpunimin tonë”, përfundoi Bytyqi.
Kreu i delegacionit gjerman, Hans-Joakim Baumler, nga kompania konsulente Integra, falënderoi zëvendëskryeministrin Bytyqi për pritjen dhe vëmendjen që ka treguar gjithmonë.
Ai theksoi se suksesi i kompanive gjermane që operojnë në Maqedoninë e Veriut paraqet një motiv të fortë që kompanitë e tjera të ndjekin shembullin e tyre dhe të investojnë në vend, gjë që, sipas tij, ofron një klimë të mirë biznesi për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, Gjermania është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm ekonomik dhe tregu kryesor eksportues i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më shumë se 200 kompani me kapital gjerman punojnë në Maqedoninë e Veriut, duke punësuar rreth 20.000 njerëz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, Qeveria po abuzon me popullin
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian
Rokas: Ekonomia e gjelbër është një motor që nxit progresin dhe nxit zhvillimin e vendit
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë