Exequiel Palacios do të jetë nënshkrimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar të dimrit, pasi klubi ka një marrëveshje me River Platen dhe mesfushorin.

Marrëveshja do të bëhet e ditur pas ndeshjes së dytë finale të Copa Libertadores.


Palacios do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2024.

Klubi mbretëror do të vazhdojë këtë strategji në kërkim të talentëve të rinj, duke besuar se është e vetmja mënyrë që ata të mund të konkurrojnë me klube shumë të pasura si Paris Saint- Germain dhe Manchester City.

GettyImages 1055633978 Exequiel Palaciosi  River Plate. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)

20 vjeçari ka luajtur në elitë futbollit argjentinas që kur ishte 17 vjeç, por ende nuk i ka mbushur 50 ndeshje.

Ai ka debutuar për ekipin kombëtar dhe është një lojtar kyç për River Platen.

Madridit afrimi i Palacios do t’i kushtojë pak më shumë se 20 milionë euro.

River është përpjekur ta vonojë shitjen e tij për aq kohë sa të jetë e mundur, por Madridi nuk dëshiron të presë më gjatë.

GettyImages 1060285950 Exequiel Palacios në aksion . (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)

Pas një konfuzioni fillestar, një telefonatë nga drejtori i klubit Emilio Butragueno tek presidenti i klubit argjentinas e ka zbutur situatën dhe e ka mbyllur marrëveshjen.

River Plate mund të jetë rival i Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, por së pari do të duhet të fitojë Copa Libertadores, ndaj Boca Juniorsit. /Telegrafi/

telegrafi sport app