LAJMI I FUNDIT:

Burri sulmon gruan, gruaja burrin, djali nënën e motrën – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Burri sulmon gruan, gruaja burrin, djali nënën e motrën – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovës, Prishtinë, Dragash e Rahovec.

Lexoni të plotë raportin e Policisë:


Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 21.10.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me të meta mendore) pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (nënën  e tij) me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lagjja Dardani, Prishtinë, 09.10.2021-17:00. Lidhur me rastin me datën 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dragash, 21.10.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 20.10.2021 – 17:20. Lidhur me rastin më datë 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori