LAJMI I FUNDIT:

Burri me origjinë nga Kosova u qëllua me plumb në kokë, nga djali i tij 13-vjeçar – mediat sjellin detajet e tragjedisë në Nancy të Francës

Burri me origjinë nga Kosova u qëllua me plumb në kokë, nga djali i tij 13-vjeçar – mediat sjellin detajet e tragjedisë në Nancy të Francës

Pas një debati të dhunshëm mes prindërve të tij, të enjten rreth orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e familjes në Nancy, djali 13-vjeçar shkoi për të kërkuar një pistoletë në dhomën e prindërve.

Ai pranoi se kishte hyrë në kuzhinë dhe kishte qëlluar babanë e tij në kokë.

Pas disa orësh në arrati, ai më në fund iu dorëzua policisë dhe u akuzua të shtunën për vrasje dhe u dërgua në paraburgim.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të vrarin, që thuhet të jetë një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

“I mituri 13-vjeçar pranoi faktet dhe i përshkroi ato në një mënyrë të saktë”, shpjegon François Pérain prokurori publik i Nancy në Francë Bleu Sud Lorraine.

Sipas tij, ai ka folur pak për arsyet e veprimit të tij, por ai ka përshkruar një baba abuzues verbal dhe fizik.

“Ne kemi përshtypjen se mënyra e tij për t’i dhënë fund gjithë kësaj ishte vrasja e babait të tij”, citohet të ketë thënë François Pérain

Ndërkohë nëna e fëmijëve flet më shumë “për dhunën verbale, ajo relativizon dhunën fizike”, saktëson François Pérain. “Ajo u ekzaminua gjatë mbajtjes në polici dhe asnjë gjurmë e dhunës fizike nuk u gjet mbi të”.

“Natyrisht, jeta e përditshme e çiftit ishte veçanërisht kaotike, për shkak të alkoolizmit të babait”. Thuhet se 33-vjeçari se ishte alkoolik dhe abuzues verbal në mbrëmjen e tragjedisë, sipas djalit 13-vjeçar.

Adoleshenti aktualisht është i burgosur në një repart për të mitur, do të jetë gjykata e fëmijëve që do të gjykojë këtë çështje. Katër vëllezërit e motrat e tij janë vendosur përkohësisht në mbikëqyrje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori