Burri nga India sajon vdekjen e tij për të parë se kush e do

Një burrë 74-vjeçar, i cili donte të kontrollonte se kush do të vajtonte për vdekjen e tij, e falsifikoi vdekjen dhe organizoi një funeral të simuluar për të parë se kush do të merrte pjesë.
Banorët e Konchit, një fshat në shtetin Bihar të Indisë, u tronditën kur mësuan për ndarjen e papritur nga jeta të Mohan Lal, një ish-veteran vendas 74-vjeçar i Forcave Ajrore.
Por kjo nuk i ndaloi të merrnin pjesë në të gjitha ritet tradicionale për vdekjen e tij.
Ajo që i habiti vërtet njerëzit ishte momenti kur Mohan u ngrit nga arkivoli i tij.
Ata shpejt mësuan se funerali nuk ishte gjë tjetër veçse e sajuar.
“Pas vdekjes, njerëzit e mbajnë arkivolin, por unë doja ta dëshmoja vetë dhe të dija sa shumë respekt dhe dashuri më japin njerëzit”, tha Mohan kur u pyet pse u mundua të organizonte funeralin e simuluar. /Telegrafi/



















































